Zeqirija Ibrahimi: Ne flasim për punë konkrete, ata për sorra e zagarë!

1 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se dallimi mes atyre dhe AKI-së në këto zgjedhje lokale është edhe në diskursin politik.
“Ne jemi asimetrikë në gjuhën që e përdorim, por edhe në argumentimin politik që e bëjmë.
Derisa ne flasim për ujësjellës, për kanalizim, për infrastrukturë elementare, për drita, për shkolla e për çerdhe, ata flasin për rrezik nga zhbërja e kombit, për referendum etnik, për sorra, për lakej, për çakej, madje i quajnë shqiptarët e tjerë zagarë.
Ky është dallimi mes klasës së re politike, që ka ardhur me VLEN-in dhe klasës së pensionuar politike, që po përfundon, tashmë me akronimin AKI.
Ne do i lëmë të përmbyten në tema triviale që nuk kanë asnjë impakt në jetën e qytetarëve dhe nuk do të merremi me ata, sepse e kemi kuptuar se të polemizosh me ta është njësoj sikur t’i flasësh murit. Ata nuk hanë llaf nga argumenti, thjesht kanë mbetur në të kaluarën, andaj u ka skaduar afati i përdorimit”, ka shkruar Ibrahimi.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull