Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, mori pjesë sot në panelin e diskutimit me temë “Zëri i grave në vendimmarrje”, të organizuar nga Forumi i Gruas së VLEN-it në Tetovë.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, mes tyre kryetari aktual dhe i ardhshëm i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, bartësi Albi Qamili, deputete dhe shumë gra të angazhuara në fusha të ndryshme të jetës publike.
Saliu vlerësoi se diskutimet e panelit sollën reflektim të thellë mbi domosdoshmërinë e përfshirjes aktive të grave në proceset vendimmarrëse, duke theksuar se kjo nuk duhet të shihet si një detyrim formal, por si një hap i rëndësishëm drejt barazisë reale.

“Gratë e kanë vendin në shoqëri kudo që ato dëshirojnë të marrin pjesë,” u shpreh deputetja Imerlije Saliu, duke nënvizuar se zëri i grave është thelbësor për zhvillimin e drejtë dhe gjithëpërfshirës të shoqërisë.