Mexhiti prezanton përfundimin e rrugës “Maksut Sadik”, paralajmëron ndërtimin e kampusit modern të Universitetit “Nëna Terezë”

2 Min. Leximi

Izet Mexhiti ka bërë të ditur sot përfundimin e rrugës “Maksut Sadik”, ndërkohë që në të njëjtën ditë ka nisur ndërtimi i kampusit modern të Universitetit “Nëna Terezë”.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Një tjetër investim madhor, rruga “Maksut Sadik” përfundoi me sukses, dhe po në këtë ditë nis ndërtimi i kampusit modern të Universitetit “Nëna Tereza”. Rruga “Maksut Sadik” është tashmë përfunduar me sukses dhe gati për t’u vënë në shërbim të qytetarëve, një investim i realizuar me standardet më të larta të cilësisë, sigurisë dhe funksionalitetit. Me vlerë rreth 220.000 euro, ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në modernizimin e infrastrukturës urbane të Çairit”, tha Mexhiti.

Sipas tij, kjo rrugë që lidh lagjet e Çairit me bulevardin Nikola Karev dhe Universitetin Nënë Tereza është shndërruar në arterie të rëndësishme që lehtëson lëvizjen.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Qeverisë dhe komunës së Çairit, kjo rrugë që lidh lagjet e Çairit me bulevardin “Nikola Karev” dhe Universitetin “Nëna Terezë” është shndërruar në një arterie të rëndësishme zhvillimore, që lehtëson qarkullimin dhe rrit vlerën urbanistike e ekonomike të zonës. Dhe simbolika është e jashtëzakonshme, në të njëjtën ditë kur përfundon rruga që çon drejt dijes, nis ndërtimi i kampusit modern të Universitetit “Nëna Terezë”, një investim historik prej 40 milionë euro, i pari i këtij niveli që realizohet nga një qeveri për një universitet shqiptar në Maqedoni të Veriut”, theksoi Mexhiti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull