Në fshatin Paniçar u zhvillua një takim entuziast mes banorëve dhe kandidatit të koalicionit VLEN për Komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi. Paniçari, i njohur për ruajtjen e traditave dhe vlerave të forta komunitare, dëshmoi edhe njëherë mbështetjen e palëkundur për ndryshimin.

“Fshati Paniçar, ky vend që ruan vlerat, traditat dhe dashurinë për vendin e vet, një komunitet që e di çfarë do dhe e thotë me zë të fuqishëm: DUAM NDRYSHIMIN!”, ka theksuar Elmazi në fjalën e tij.
Sipas tij, kjo frymë e fuqishme që po ndihet në çdo vendbanim të Sarajit është shenjë e qartë se ndryshimi është i pashmangshëm. “Në Paniçar dhe kudo tjetër, bashkë do të triumfojmë”, ka shtuar ai.

Takimi në Paniçar ishte edhe një dëshmi tjetër e mobilizimit qytetar për mbështetjen e programit të VLEN-it dhe vizionit për një Saraj më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë.