Forumi Rinor dhe ai i Gruas VLEN shpallin simbolikisht Likovën ‘Komuna e Kushërinjve’

2 Min. Leximi

Forumi Rinor VLEN Komuna e Likovës dhe Forumi i Gruas VLEN Komuna e Likovës, sot në mënyrë simbolike e shpallën Komunën e Likovës si “Komuna e Kushërinjve”, nën udhëheqjen e kryetarit në ikje Erkan Arifi.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Aktivistët e të dy forumeve vendosën mbishkrime me tekstin “Komuna e Kushërinjve” në hyrje të oborrit të objektit të komunës së Likovës, si shenjë proteste ndaj nepotizmit, abuzimit me detyrën dhe mungesës e transparencës që ka karakterizuar qeverisjen aktuale lokale.

Ky aksion simbolik vjen pas publikimit të skandaleve të shumta, të dokumentuara nga kandidatët për këshilltarë të koalicionit VLEN, që dëshmojnë se kryetari në ikje ka të punësuar në administratën komunale mbi 33 anëtarë të familjes së tij, ndërsa ka shpërndarë qindra mijëra euro tenderë nëpërmjet komunës dhe institucioneve arsimore në duart e kushërinjve të tij të afërt.
Ky fenomen ka shndërruar komunën në një pronë familjare, ku meritokracia është zëvendësuar nga lidhjet farefisnore, ndërsa qytetarët janë lënë jashtë vendimmarrjes dhe zhvillimit.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas nëpërmjet këtij aksioni dërgojnë porosi se kjo gjendje e turpshme nuk mund të vazhdojë më gjatë. Komuna e Likovës nuk është pronë e askujt. Ajo është e qytetarëve të saj.

Likova meriton një administratë të pastër, të drejtë dhe profesionale, jo një “komunë të kushërinjve”. Kjo është thirrje për përgjegjësi, drejtësi dhe fund të kapjes familjare të pushtetit lokal.

Forumi Rinor “Vlen Komuna e Likovës”, Forumi i Gruas “Vlen Komuna e Likovës”
10 tetor 2025.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull