Besar Limani ka njoftuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga të gjitha funksionet në kuadër të BDI-së, përfshirë nëndegën e Përshefcës dhe këshillin e degës së Tearcës.
Ai ka bërë të ditur se tashmë i bashkohet vizionit të VLEN dhe mikut të tij, Dr. Amir Elezi.
“Bashkëvendas dhe miq, ju inkurajoj të mos mbeteni peng i interesave të ngushta klanore, por të bashkoheni në VLEN, si shpresa e re për ndryshim dhe zhvillim në komunën tonë të Tearcës”, ka theksuar Limani.