Gashi u takua me Ambasadorin e BE-së, Mihails Rokas

1 Min. Leximi

Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Mihails Rokas.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, sfidat dhe mundësitë në procesin e integrimit evropian. Kryeparlamentari Gashi theksoi rolin e rëndësishëm të Kuvendit në avancimin e reformave, ndërsa vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që BE-ja i jep Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit.

Ambasadori Rokas nga ana e tij riafirmoi përkushtimin e Bashkimit Evropian për të mbështetur vendin në proceset reformuese dhe integruese.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull