Sukses i madh i Klubit të Mundjes Shkupi në Poloni

1 Min. Leximi

Klubi i Mundjes Shkupi ka shënuar fitore të shkëlqyera në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Poloni, ku morën pjesë 564 garues nga shumë shtete evropiane. Mundësit tanë sollën në Shkup tri medalje të arta dhe një medalje bronzi, duke dëshmuar potencialin e madh të këtij sporti.

🥇 Jusuf Zaimi – medalje e artë
🥇 Bamir Sejfullau – medalje e artë
🥇 Anuar Xhemaili – medalje e artë
🥉 Harun Memedi – medalje e bronztë


Në gjysmëfinale, Harun Memedi zhvilloi një ndeshje të fortë ndaj kampionit të Dagestanit, Sachid Omarov, duke siguruar vendin e tretë pas një lufte të jashtëzakonshme.

Këto rezultate tregojnë përkushtimin dhe punën e palodhshme të mundësve dhe trajnerëve, ndërsa shënojnë një hap të madh drejt rikthimit të traditës së lavdishme të mundjes në Shkup.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull