Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar nisjen e punimeve për ndërtimin e kanalit në Hasanbeg, një projekt që sipas tij është pritur me dekada nga banorët e kësaj zone.
“Sot filluan punimet për ndërtimin e kanalit në Hasanbeg, një projekt jetik që banorët e kanë pritur për vite me radhë,” ka shkruar Gashi.
Ai theksoi rëndësinë personale të këtij projekti duke u ndalur në lidhjen e tij me vendlindjen:
“Si Kryetar i Kuvendit dhe si individ që vjen nga Hasanbegu, jam veçanërisht i lumtur që ky premtim më në fund po bëhet realitet.”
Sipas tij, ky projekt shënon një hap të rëndësishëm për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve:
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe sigurisë për të gjithë banorët tanë.”
Në fund, Gashi dha edhe një mesazh optimizmi për të ardhmen:
“Vazhdojmë përpara, me punë konkrete dhe projekte që ngrisin mirëqenien e qytetarëve!”