VLEN: Ekonomia e vendit e orientuar drejt standardeve evropiane dhe zhvillimit modern

3 Min. Leximi

“Ekonomia e së ardhmes po ndërtohet, vizion i gjelbër, digjital dhe gjithëpërfshirës për qytetarët. Qeveria VLEN po dëshmon çdo ditë se është partnere e qytetarëve dhe e sipërmarrjes, duke e orientuar ekonominë e vendit drejt standardeve evropiane dhe zhvillimit modern. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në konferencën më të madhe të biznesit në vend, “Udhëheqës biznesi”, ku paraqiti vizionin e qartë për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe konkurrues” , thuhet kështu në komunikatën për media të Koalicionit VLEN.

Nga VLEN thonë se Qeveria po krijon kushte që të rinjtë të ndërtojnë të atdhmen në vend.
”Ky vizion mbështetet mbi tri shtylla kryesore: transformimi i gjelbër, digjitalizimi dhe inovacioni. Përmes partneritetit të fortë mes sektorit publik dhe privat, Qeveria po krijon kushte që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend, kompanitë të forcohen dhe të rritet standardi i jetesës për të gjithë qytetarë. Në këtë drejtim, tashmë janë në zbatim: Ligji për Mbështetje Financiare për Investime, Ligjet për zonat teknologjike-industriale dhe industriale të gjelbra, Strategjia për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme 2025–2030 dhe Plani i Veprimit 2025–2027.Përmes këtyre instrumenteve, janë vënë në dispozicion 4.23 miliardë denarë mbështetje financiare, ku 1.77 miliardë denarë sigurohen nga buxheti i shtetit.Në fokus është gjithashtu Plani Operativ për Punësim 2025, me buxhet prej 2.5 miliardë denarësh, i cili do të përfshijë mbi 16.000 qytetarë përmes trajnimeve, praktikave dhe vetëpunësimit. Ndërkohë, që nga 1 janari 2026, do të hyjë në fuqi Ligji i ri i Punës, që synon uljen e punës informale dhe rritjen e punësimit, veçanërisht në mesin e punëtorëve sezonal. VLEN po ndërtojnë si pjesë e koalicionit qeverisës një ekonomi moderne djhe gjithëpërfshirëse. Këto politika janë dëshmi se VLEN po ndërton një ekonomi moderne dhe gjithëpërfshirëse, ku çdo vend pune dhe çdo investim në dije e teknologji është investim në të ardhmen e vendit. Qeveria e VLEN e sheh ekonominë si projekt kombëtar, ku çdo sukses i biznesit është sukses i shtetit. Ndryshimi tashmë është i prekshëm: një ekonomi më e fortë, më humane dhe më konkurruese po merr formë, duke garantuar perspektivë për qytetarët dhe zhvillim të qëndrueshëm për gjeneratat që vijnë” theksojnë nga koalicioni VLEN.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull