Anketa më e re e opinionit publik, e publikuar sonte nga servisi publik TVM, I kryer në prag të zgjedhjeve lokale, tregon një përparësi të qartë të partisë në pushtet VMRO-DPMNE kundrejt opozitës LSDM, ndërsa te blloku politik shqiptar vërhet një ngarë e ngusht mes koalicioni AKI i cili është në epërsi dhe koalicioni VLEN, transmeton Zyrtare.
Në pyjetjen se për cilën parti/ listë kandidatësh do të votoni në zgjedhjet vijuese lokale? Qytetarët u përgjigjën:
.VMRO-DPMNE 27.1%
LSDM 10.5 %
AKI 9.6 %
VLEN 8.6 %
Njëkohësisht, anketa zbulon se për shumicën e qytetarëve, personi i kandidatit për kryetar të komunës është faktor më i rëndësishëm në vendimmarrje sesa përkatësia partiake.
Gjysma e qytetarëve planifikojnë të dalin në votime
Sipas anketës, gjysma e elektoratit planifikon të dalë në zgjedhjet e ardhshme.
40.5% janë përgjigjur se me siguri do të votojnë, ndërsa 10.4% se ka gjasa të votojnë. Megjithatë, shqetësues është përqindja e lartë e qytetarëve që ende janë të pavendosur ose nuk do të dalin në votime.
Gjithsej 19.4% kanë deklaruar se nuk ka shanse të votojnë, ndërsa plot 24.7% janë përgjigjur se nuk dinë ose nuk kanë dhënë përgjigje.
.Anketa është pubilikuar nga serivsi publik MTV1 në emisionin e sotëm Objektiv.