Koalicioni VLEN ka dorëzuar zyrtarisht listat e kandidatëve për këshilltarë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në afatin e fundit që skadoi në mesnatë.
Në mesin e kandidatëve për komunën e Çairit siç mëson 3-shi.net është edhe Ariton Rama, një intelektual i ri dhe asistent në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup. Pjesëmarrja e tij në listën e VLEN-it shihet si një angazhim i brezit të ri akademik për të sjellë frymë të re në qeverisjen lokale.
Koalicioni VLEN thekson se përzgjedhja e kandidatëve është bërë duke u bazuar në profesionalizëm, integritet dhe gatishmëri për të kontribuar në zhvillimin e komunës së Çairit.