Ish-ushtari i UÇK-së, Shaban Bafqari, ka publikuar një status në rrjetet sociale ku i është drejtuar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Në shkrimin e tij, Bafqari ndër të tjera thotë se Ali Ahmetin fillimisht e kanë pranuar si patriot, por sot e shohin ndryshe. Ai shprehet se “haku i popullit është barrë e rëndë” dhe i uron shëndet e pleqëri të qetë.
Ky reagim i tij vjen në vazhdën e kritikave që disa ish-luftëtarë të UÇK-së kanë drejtuar ndaj udhëheqësit të BDI-së.