Arben Fetai: Taravari e shiti lojën, politikisht u ndamë pa asnjë fjalë të keqe!

2 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai në emisionin “Libero” me Resul Sinanin është përgjigjur mbi letrën e hapur publike që ia dërgoi kohë më parë Arben Taravarit.

“Politikisht u ndamë pa asnjë fjalë të keqe, me mirëkuptim”, është përgjigjur prerë Fetai.

- Advertisement -

LAJMI VAZHDON PAS REKLAMËS…

- Advertisement -

Уринарна инконтиненција? Болката и мирисот ќе исчезнат за 5 дена!
More…
403
101
134

Најлут непријател на брчките на лицето! Читајте пред да исчезне
More…
209
52
70
Dje sa pastroja telefonin, shtoi ai, “pashë mesazhet e fundit që kam këmbyer me të, ku më thotë po e di, e kemi diskutuar e kuptoj qëndrimin tënd”.

Dhe kam folur shumë për atë se çfarë ka ndodhur aty, vazhdon tutje Fetai, por ajo që ka ndodhur, sipas tij, është ajo për 22 vite, “ku BDI gjente mënyrat për të thyer dhe ndarë, sipas maksimës së vjetër latine, “përçaj dhe sundo” dhe këtë e kanë bërë gjatë këtyre 22 viteve.

“Para Arbenit (Taravarit) e kishim një kryetar tjetër që quhej Ziadin Sela i cili e bëri të njëjtën para një viti duke iu bashkëngjitur BDI-së dhe në fund u fut në lista të përbashkëta me BDI-në për zgjedhjet lokale më 19 tetor”, shprehet Fetai.

Sipas tij, Taravari e bëri të njëjtën, 1 vit pas Selës, e bëmë një betejë atëherë për të vazhduar kursin tonë, për të bërë këtë koalicionin opozitar, pra VLEN.

“Dhe ende pa u bërë gjashtë muaj qeverisje Arbeni filloi të japë shenjat e para se e ka shitur lojën, tentonte të sabotojë koalicionin në mënyrë që të shkaktohet krizë e shumicës parlamentare dhe të shkohej në zgjedhje të dyfishta”, ka nënvizuar mes tjerash zëvendëskryeministri Fetai.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull