Kandidati i VLEN-it, për komunën e Çairit, Izet Mexhiti tha se sonte në Çair ka shpërthyer një energji e madhe dhe se është gati për fitoren e madhe.
Mexhiti falënderoi ekipin e punës dhe uroi që kjo atmosferë pozitive të vazhdojë duke elaboruar programin dhe vizionin e tyre bashkë me bartësin e listës, Muamed Murtezin.
Ai theksoi gjithashtu se VLEN po hapet dhe po sjell vlera të reja, duke përmendur emra të rëndësishëm si Muamed Murtezi, kandidati për kryetar të Haraçinës, Daut Beqiri, dhe kandidatin në Strugë që bashkëpunon me Lëvizjen Arbëria. Sipas Mexhitit, VLEN është një lëvizje që përfaqëson shqiptarët dhe do të vazhdojë të zgjerohet edhe më tej.
Mexhiti: VLEN sjell vlera të reja për Çairin dhe shqiptarët

Ndani këtë artikull