Besnik Ademi ka bërë thirrje për një angazhim më të madh të organizatave dhe vetë kompanive, duke theksuar se vetëm përmes një bashkëpunimi të gjerë mund të ngritet vetëdija qytetare për menaxhimin e mbeturinave.
Ai apeloi që qytetarët të mos i hedhin mbeturinat kudo, por t’i dërgojnë ato në vendet e posaçme të përcaktuara, duke theksuar se kjo është një përgjegjësi e përbashkët që ndikon drejtpërdrejt në mjedis dhe cilësinë e jetës.
“Duhet mbështetje nga organizatat e ndryshme dhe nga vetë kompanitë, që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe ato lloj mbetjesh t’i dorëzojnë në vendet e posaçme,” – u shpreh Ademi.
Sipas tij, vetëm një angazhim i përbashkët mes institucioneve, sektorit privat dhe vetë qytetarëve mund të sjellë rezultate konkrete në ruajtjen e mjedisit dhe ndërtimin e një kulture të re për menaxhimin e mbeturinave.”