Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi fillimin e një projekti madhor për përmirësimin e infrastrukturës në këtë komunë.
“Sot nisim një ndër projektet më të mëdha, projekt në Çairin e Vjetër: rikonstruksionin e 2 kilometra rrugë. Do të bëjmë trotuare të reja, rrugë më të sigurta dhe infrastrukturë moderne, me një investim prej 30.367.000 denarë,” tha Mexhiti.
Ai bëri të ditur se paralelisht po zhvillohet edhe projekti i ndriçimit publik, i cili kap vlerën prej 7.264.000 denarë.
“Ky projekt do të sjellë më shumë siguri dhe kushte më të mira për të gjithë banorët,” theksoi kandidati i VLEN-it për Çairin.
Sipas tij, ky është vetëm fillimi i investimeve që do të realizohen në komunë.
“Qëllimi ynë është i qartë: investime të prekshme dhe përmirësim i jetës sonë të përditshme,” u shpreh Mexhiti.