Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, bëri të ditur se sot ka mbajtur një takim së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kolegët ministra, me fokus në Agjendën reformuese dhe progresin e integrimit evropian të vendit.
Murtezani theksoi se reformat përfaqësojnë bazën e procesit të afrimit drejt Bashkimit Evropian, duke përfshirë përmbushjen e kritereve të Kopenhagës, forcimin e institucioneve të qëndrueshme, sundimin e ligjit dhe ngritjen e standardeve për qytetarët.
“Reformat nuk janë vetëm detyrim ndaj Brukselit, por edhe obligim i brendshëm për një të ardhme të sigurt dhe evropiane,” u shpreh ai.