Ministri i Integrimit Evropian, Orhan Murtezani, ka zhvilluar një takim me mërgatën shqiptare në Kopenhagë, ku theksoi rëndësinë e rolit të diasporës në proceset e vendit.
“Me mërgatën shqiptare të cilës asnjëherë nuk mundemi t’i dalim hakut. Gjithmonë kënaqësi biseda për dertet tona të përbashkëta dhe dëshirën për t’i bërë gjërat edhe më mirë”, u shpreh Murtezani.
Takimi u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përforcimin e lidhjes mes institucioneve të Maqedonisë së Veriut dhe komunitetit shqiptar në Danimarkë./Zyrtare.net/