Përçahet BDI në Tearcë: Jep dorëheqje kryetari i nëndegës Odër Berat Xhelili bashkë me anëtarin e degës

1 Min. Leximi

Kandidimi i Nazim Taipit për kryetar komune ka shkaktuar pakënaqësi të shumta në degën e BDI-së në Tearcë.

Kryetari i nëndegës së BDI në fshatin Odër Berat Xhelili bashkë me anëtarin e degës Mevlan Ziberi kanë dhënë dorëheqje nga pozita.
“Pas shumë viteve angazhim e përpjekjesh të përbashkëta, kam vendosur të jap dorëheqjen nga detyra ime si Kryetari i nëndegës Odër BDI-së,bashkë me Anëtarin e degës z.Mevlan Ziberi për arsye personale.

Ky vendim nuk ka qenë i lehtë, sepse çdo moment i kaluar me ju ka qenë një pasuri për shpirtin dhe zemrën time.

Gjatë kësaj kohe kemi ndarë bashkë gëzime e sfida, kemi përjetuar fitore e kemi mësuar nga pengesat. Jam krenar që kam qenë pjesë e kësaj rruge dhe mirënjohës për çdo njeri që ka qenë pranë me përkrahje, besim dhe dashamirësi.

- Advertisement -

Arsyet personale më detyrojnë të tërhiqem, por kjo nuk do të thotë se ndalem së dashuri e së besuari tek ju dhe tek rruga që kemi nisur bashkë.“ – ka shkruar Xhelili në profilin e tij.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull