Muhamet Ali: Zjarret në Komunën e Zhelinës janë shuar plotësisht

1 Min. Leximi

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamet Ali ka njoftuar se zjarret që përfshinë pjesë të fshatrave Merovë dhe Cerovë janë shuar plotësisht, përcjell TV21.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Në një deklaratë para mediave, ai përveç që ka falënderuar ekipet që ndihmuan në shuarjen e zjarrit, gjithashtu ka apeluar te qytetarët për më shumë kujdes.

“Shprehim mirënjohje të sinqertë për ekipet e zjarrfikësve të Tetovës për profesionalizmin, përkushtimin dhe ndërhyrjen e tyre të menjëhershme.
Apelojmë deri te të gjithë qytetarët për më shumë kujdes dhe sjellje të përgjegjshme, me qëllim ruajtjen e natyrës dhe sigurimin e një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë”, tha Ali.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull