Cakolli: Situata me Kuvendin do të përfundojë në Kushtetuese, ose me zgjedhje të reja

2 Min. Leximi

Eugen Cakolli nga IKD-ja ka thënë se po bëhet gjithnjë e më e qartë se vendi po shtyhet me vetëdije drejt një krize të re kushtetuese, edhe më të thellë se ajo për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Skip Ad

- Advertisement -

Advertisement

- Advertisement -

Sipas tij, me konsumimin procedural të të gjitha kandidaturave të mundshme nga radhët e komunitetit serb – sado që vetë procedura e ndjekur nuk është në harmoni me aktgjykimet e Kushtetueses – pas seancës së ardhshme, Kuvendi mund të mos ketë më as për çka të mblidhet, pasi nuk do të ketë më asnjë kandidat që mund të propozohet.

“E gjithë kjo situatë, si rezultat i devijimeve procedurale dhe shkeljes së aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit, do të përfundojë ose si rast i ri në Kushtetuese, ose eventualisht me zgjedhje të reja pas skadimit të afatit 30-ditor, varësisht prej përfundimit të shqyrtimit të kërkesës së dërguar nga Presidentja”, ka thënë ai.

Ka shtuar se nëse do të ketë inicim të një rasti të ri kushtetues, përveç humbjes së disa javëve apo muajve, skenari më i mirë do të ishte anulimi dhe rikthimi i procedurës në pikën zero, duke u kthyer te praktika e votimit të nënkryetarëve të komuniteteve në pako.

“Por në rastin më të keq të mundshëm, rrezikohet një precedent që kodifikon një lloj shumice të dyfishtë për propozimin dhe zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve – skenar që duhet shmangur me çdo kusht”, ka thënë ai.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull