Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka premtuar se për 10 ditë do të pastrohet deponia në Nikushtak dhe se pastaj do të mbetet vetëm mirëmbajtja.
“Pak ka pasur vonesë, për shkak se ishin procedurat e ngatërruara me fondet evropiane dhe aty domethënë kanë dështuar për shkak se kanë udhëheq keq. Këto mjete janë ndarë drejtpërdrejt prej buxhetit të Ministrisë së Ambientit Jetësor, për ta mbajtur fjalën. Pastrimi është për 10 ditët e ardhshme. Është rrethuar këtu. Do të merren masat, domethënë edhe mbulohet me dhe dhe mendoj që mandej mbetet vetëm mirëmbajtja”, tha Mexhiti.