Ibrahimi: Ndryshimi është jetik edhe për Dollnenin, ai do të vijë me VLEN

1 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka zhvilluar një takim me kandidatin e këtij koalicioni për kryetar të Komunës së Dollnenit, Blerim Islami.

“Kisha nderin të pres në takim kandidatin e VLEN për kryetar të Komunës së Dollnenit, z. Blerim Islami. Gjatë takimit diskutuam për vizionin e tij dhe platformën zgjedhore që synon zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në Dollnen,” shkroi Ibrahimi.

- Advertisement -

Ai theksoi se ndryshimi është i domosdoshëm edhe për këtë komunë dhe se vetëm përmes VLEN-it do të bëhet i mundur.

- Advertisement -

“Ndryshimi është jetik edhe për Dollnenin, dhe ai do të vijë me VLEN! Në çdo vendbanim ku frymon shqip, VLEN është dhe do të jetë pranë qytetarëve,” u shpreh ai.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull