Mexhiti: VLEN garanton kthim të investimeve në Likovë dhe zhvillim të standardit jetësor

2 Min. Leximi

Zv/kryeministri Izet Mexhiti në hapjen e shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN në Likovë, deklaroi se Likova dhe Sllupçani kanë qenë bastion i luftës dhe meritojnë shumë ma shumë, kthim të investimeve të përmirësimit të standardit, sepse, sipas tij, nuk lejohet që edhe pas kaq viteve të jenë kushtet në të cilët jetojnë qytetarët në Likovë, arsyeja për tu shpërngulur jashtë vendit.
“Andaj, ne duam që Nexhmedin Sadiku, familja e dëshmorit ta merr përgjegjësinë për Likovën, ai bashkë me ne dhe na ta kthejmë me investime konkrete, investime sic i meriton Likova, siç e meriton Sllupçani”, tha Mexhiti.
Mexhiti tha se ata janë për zgjedhje lokale ku dalin me kandidatët më të mirë me programet më të mira dhe, tha ai “marrëveshja e Ohrit jo që ekziston, por kjo frymë e Marrëveshjes së Ohrit, është pikërisht një prej shtyllave kryesore të kësaj qeveria, që e them me shumë përgjegjësi, prej viteve ’90 deri më sot, asnjëherë asnjë qeveri nuk i ka ndihmu komunat në përgjithësi dhe komunat shqiptare në veçanti”.
“Sepse kemi marrë 30% e investimeve kapitale dhe gjithandej ku punojmë, ne nuk i kemi ndarë. A është kryetari i komunës i BDI-së, siç është këtu a është i PDSH-së, i VLEN-it apo i dikujt tjetër. Neve na ka interesuar qytetari shqiptarë, na ka interesu problemet me të cilat ballafaqohen, me investim prej Likovë deri në Strugë, dhe ne do vazhdojmë vula në çdo projekt që bëhet këtë vitë është vula e VLEN-it, vula e Qeverisë, vulë e decentralizimit, vula për investime në komuna, fuqizimin e komunave”, deklaroi më tej Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull