Kryeministri Hristijan Mickoski u pyet sot për deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, i cili kishte thënë se ndoshta ka ardhur koha të shqyrtohet mekanizmi i Badenterit.
Në përgjigjen e tij, Mickoski theksoi se Badenteri është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe e Kushtetutës së vendit.
“Marrëveshja e Ohrit është përmbushur plotësisht dhe është mbyllur. Kjo është një temë e kryer dhe nuk ka më hapësirë për debat. Problemi kryesor institucional që kishte të bënte me përfaqësimin, është zgjidhur me ligjin për përfaqësim të drejtë. Ky ligj, përveç përkatësisë etnike, tashmë përfshin edhe kritere të tjera si kualiteti dhe kompetenca”, deklaroi Mickoski.