Donçiç: I kemi të gjitha mundësitë për të fituar titullin

2 Min. Leximi

Pak ditë më parë, basketbollisti Luka Donçiç firmosi zgjatjen e kontratës së tij me Lakers deri në vitin 2029, dëshmi se ai beson te skuadra kaliforniane. Ai dha edhe një deklaratë për mediat, ku shprehet se objektivi do të jetë titulli kampion në NBA.

“Dua t’ju them të gjithëve faleminderit, klubit, tifozëve, lojtarëve, pasi më kanë pritur krahëhapur. Mezi pres të rinisë sezoni i ri dhe t’ua kthej këtë ngrohtësi me trofe”, u shpreh Luka Donçiç..

- Advertisement -

“Kur erdha në fillim, pas një shkëmbimi, nuk e dija se sa gjatë do të qëndroja këtu, por me kalimin e kohës e kuptova këtë gjë. Këtu ka një organizim të jashtëzakonshëm, ka një besim reciprok mes palëve, ndaj vendosa të qëndroj”, shtoi slloveni.

- Advertisement -

“Për mua është një nder të luaj me këtë klub. Këtu kanë luajtur shumë kampionë.

Dua të kontribuoj që të vendoset një tjetër flamur me një tjetër titull në këtë stadium. Për këtë po punojmë të gjithë”, tha Donçiç.

Më tej, ai tha: “Mendoj se kemi një ekip të mirë. Kemi gjithçka që është e nevojshme për të synuar titullin. Unë do të jap maksimumin për të fituar çdo ndeshje. Kanë ardhur lojtarë të fortë dhe jemi gati ta provojmë”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull