Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, së bashku me kandidatin e VLEN-it, për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, nga afër kanë vizituar sot punimet në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Çair.
Ai ka thënë se nxënësit e kësaj shkolle do të mësojnë në kushte të reja nga shtatori.
“Shkolla fillore “ Ismail Qemali”në Çair, po merr pamje të re. Nga shtatori i këtij viti, nxënësit e kësaj shkolle do të mësojnë në kushte të reja, më të mira si dhe në një ambient pozitiv dhe të pastër.
Së bashku me kandidatin e VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti nga afër pamë punimet që po zhvillohen në mënyrë intensive.
Ne, kujdesemi për arsimin!”, ka shkruar deputeti Sali.
Bekim Sali: Shkolla fillore “Ismail Qemali”në Çair, po merr pamje të re

Ndani këtë artikull