Daut Beqiri mirëpret përfaqësuesit e Shoqatës “Breza” nga Stambolli: Mbështetja e diasporës është forcë për vendlindjen

2 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, ka pritur në një takim miqësor kryetarin e Shoqatës “Breza” nga Stambolli, Mustafa Zeki, si dhe nënkryetarin Kani Yildiz Nebiu. Gjatë vizitës, u theksua rëndësia e madhe që ka diaspora në mbështetjen e vendlindjes, si në aspektin material, ashtu edhe në atë moral dhe kulturor.

“Pata nderin të pres në vizitë kryetarin Mustafa Zeki dhe nënkryetarin Kani Yildiz Nebiu të Shoqatës Breza nga Stambolli. Faleminderim i veçantë për kujdesin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme për vendlindjen tonë, duke dhuruar gjithmonë donacione e duke qëndruar pranë njerëzve tanë”, shkroi Beqiri në profilin e tij zyrtar.

- Advertisement -

Ai gjithashtu potencoi se marrëdhëniet e ngushta me mërgatën nuk janë vetëm çështje simbolike, por përbëjnë një burim konkret ndihme dhe solidariteti për komunën e Haraçinës dhe më gjerë.

- Advertisement -

Ky takim vjen në vazhdën e përpjekjeve të Beqirit për të krijuar ura bashkëpunimi me komunitetet shqiptare jashtë vendit, në funksion të përmirësimit të kushteve të jetës për qytetarët e Haraçinës. Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi me shoqatat si “Breza” do të vazhdojë edhe më fuqishëm në të ardhmen.

“Mbështetja e diasporës është një shtyllë e fortë për zhvillimin lokal. Falë njerëzve si kryetari Zeki dhe z. Yildiz Nebiu, e ndjejmë gjithmonë afërsinë e mërgatës tonë edhe kur janë larg fizikisht”, u shpreh Beqiri.

Shoqata “Breza” nga Stambolli ka qenë për vite me radhë një ndër mbështetëset më të mëdha të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, përmes projekteve humanitare dhe edukative.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull