VLEN shpall kandidatin për kryetar të Komunës së Studeniçanit

1 Min. Leximi

Sedat Bislimi, me përvojë profesionale disa vjeçare si revizor i brendshëm në Agjencinë IPARD, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Komunës së Studeniçanit nën siglën e koalicionit VLEN.

Ai tha se vendimin për të hyrë në garë e ka marrë pas disa konsultimeve, duke e parë këtë si një detyrim për të sjellë ndryshime pozitive në komunë dhe jo si privilegj personal. “Nuk mund ta refuzoja mundësinë që të kontribuoj për Karshiakën tonë. Sot qëndroj para jush si kandidat që nuk premton vetëm fjalë, por punë dhe rezultate konkrete,” theksoi Bislimi.

- Advertisement -

Ai u shpreh i bindur se “koha e ndryshimit ka ardhur” dhe se Studeniçani meriton një të ardhme më të mirë, me administratë të hapur, transparente dhe zhvillim të balancuar në çdo fshat dhe lagje. Bislimi falënderoi drejtuesit e VLEN-it për mbështetjen dhe u bëri thirrje qytetarëve që ta mbështesin, pavarësisht përkatësisë politike, etnike apo fetare.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull