Shtabi Qendror i VLEN-it si dhe Shtabi Komunal i Vlenit në Strugë, informon opinionin edhe njëherë se në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, do të mbështes kandidatin e pavarur, z. Mendi Qyra.
“Na vjen keq që partitë e opozitës në Strugë dhe bashkëpunëtorët që u shërbejnë fshehurazi me kandidatura të pavarura, kanë zgjedhur të bëjnë fushatë joetike dhe me shpifje.
Kjo dëshmon se koalicioni i Zullumit e ka dorëzuar Strugën që tani dhe përpiqet me shpifje të fitojë ndonjë votë më tepër.
Andaj, Shtabi i VLEN-it në Strugë hedh posht të gjitha shpifjet dhe dezinformatat se gjoja VLEN ose ndonjëra nga partitë e saj mbështet ndonjë nga kandidatët tjerë.
VLEN dhe partitë brenda saj si Lëvizja BESA, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, nuk mbështesin askënd tjetër përveç se kandidatin e pavarur z. Mendi Qyra. Çdo informatë tjetër vjen nga strukturat e opozitës dhe ka për qëllim të shpërndaj habi dhe mjegull tek qytetarët”, ka deklaruar Shefi i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it, Adnan Azizi.