Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve nesër do të mbajë mbledhje në të cilën pritet të formojë Komision për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Siç qëndron në kalendarin e aktiviteteve në ueb-faqen e Kuvendit, mbledhja është caktuar për në orën 12.
Kuvendi më 5 gusht e shpalli Konkursin për kryetar të ri të Antokorrupsionit. Siç bënë të ditur atëherë nga Kuvendi, afati për paraqitje do të zgjasë 10 ditë, ndërsa fazat e mëtutjeshme të procedurës do të zbatohen sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në nenin 12 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave.
Më 1 gusht, Kuvendi miratoi një Propozim vendim për të shpallur konkurs publik për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, pasi ish-kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, dha dorëheqjen pas akuzave të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe akuzave për dy vepra penale: për zbulimin e sekretit zyrtar ish-drejtorit të TEC-it të Negotinës, Nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në “Aditiv”, dhe për falsifikim kompjuterik sepse një revizor nga Enti Shtetëror i Revizionit në emrin e saj e kaloi testin e certifikatës së sekretit shtetëror.
Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit në nenin 14 parashikon se në rast të dorëheqjes së një kryetari ose anëtari të KSHPK-së, Kuvendi konstaton ndërprerjen e postit. Në pikën 6 të këtij neni bëhet se në rast të ndërprerjes së postit ose shkarkimit të kryetarit të KSHPK-së deri në zgjedhjen e një kryetari të ri të Komisionit, postin e kryetarit e ushtron zëvendëskryetari i Komisionit Shtetëror, me të gjitha detyrat dhe kompetencat që ka kryetari.
Në nenin 7, bëhet e ditur se në rast të shkarkimit, gjegjësisht ndërprerjes së funksionit të kryetarit, gjegjësisht mandatit, Kuvendi më së voni në afat prej dhjetë ditëve fillon procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, gjegjësisht anëtarit të Komisionit Shtetëror.
Në bazë të nenit 12 paragrafi 2 i Ligjit, në rast të shkarkimit, gjegjësisht ndërprerjes së funksionit të kryetarit, gjegjësisht anëtarit të KSHPK-së para skadimit të mandatit, Kuvendi fillon procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, gjegjësisht anëtarit të KSHPK-së në afat prej dhjetë ditëve nga ndërprerja e mandatit.
Procedura për zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror fillon me publikimin e shpalljes publike për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror, ndërsa e zbaton Komisioni për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve të Kuvendit. Kuvendi publikon shpalljen e këtij neni në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” dhe në të paktën tri gazeta ditore. Afati për paraqitjen e kandidatëve për shpallje është dhjetë ditë nga dita e publikimit të shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”
Komisioni për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve të Kuvendit, në afat prej dhjetë ditëve nga shpallja e shpalljes formon Komisionin për përzgjedhjen e ]kandidatëve për kryetar dhe për anëtarë të KSHPK-së. Ai i kontrollon dokumentet dhe përzgjedh kandidatët, dhe në afat prej pesë ditëve nga publikimi i listës së këtij neni, organizohet dhe transmetohet intervista e kandidatëve që plotësojnë kërkesat e nenit 11 të këtij ligji në Kanalin e Kuvendit.
Komisioni për përzgjedhje, në afat prej tre ditëve nga zbatimi i intervistës, përcakton renditjen e kandidatëve në përputhje me kriteret e përcaktuara dhe ia paraqet Komisionit për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve të Kuvendit, i cili në afat prej dy ditëve, ia propozon Kuvendit kandidatët që janë renditur më së miri në një propozim listë të vetme për kryetarin dhe anëtarët e KSHPK-së, me arsyetimin për secilin prej kandidatëve të propozuar.
Kryetar i Komisionit Shtetëror mund të emërohet një person që plotëson kushtet e mëposhtme për të qenë shtetas i Maqedonisë dhe të ketë vendbanim të përhershëm në vend, të ketë aftësi afariste, të ketë arsim të lartë me të paktën 300 EKTS ose shkallë VII/1 të arsimit në fushën e shkencave juridike ose arsimit të lartë me të paktën 240 kredi sipas EKTS ose shkallë VII/1 të arsimit në fushën e shkencave politike, të komunikimit ose ekonomike, të ketë të paktën dhjetë vjet përvojë pune pas përfundimit të arsimit të lartë, nga të cilat të paktën tetë vjet përvojë pune në fushat e zbulimit ose parandalimit të korrupsionit, sundimit të së drejtës ose qeverisjes së mirë, të mos i jetë shqiptuar ndalim për të ushtruar profesion, veprimtari ose detyrë, në dhjetë vitet e fundit të mos ketë qenë deputet, anëtar i Qeverisë, të mos ketë qenë donator i partisë politike ose të mos ketë mbajtur post në organet e një partie politike