Elmazi reagon pas aksidentit në Saraj: Do të sigurojmë ndihmë të shpejtë dhe zjarrfikës në komunë

1 Min. Leximi

Kandidati për kryetar të komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka reaguar pas informimit nga gazetari Afrim Jonuzi lidhur me një aksident të ndodhur në këtë komunë, ku një i ri ka mbetur i lënduar. Ai ka shprehur solidaritet dhe dëshirë për shërim të shpejtë për të lënduarin, duke theksuar njëkohësisht mungesën e ndihmës së shpejtë dhe njësisë së zjarrfikësve në Saraj.

“Faleminderit Afrim për zërin dhe shqetësimin që ngrite. Dëshiroj me gjithë zemër që i riu i lënduar në aksidentin në Saraj të marrë veten sa më shpejt. Ky rast nxori në pah një realitet të hidhur, komuna jonë nuk ka ndihmë të shpejtë e as zjarrfikës”, u shpreh Elmazi.

- Advertisement -

Ai u zotua se si drejtues i ardhshëm i komunës, shëndeti dhe siguria e qytetarëve do të jenë prioriteti i tij i parë.

- Advertisement -

“Do të kemi ekip të ndihmës së shpejtë dhe njësi zjarrfikëse këtu, në Saraj. Jeta e qytetarëve tanë nuk pret dhe nuk duhet të presë”, theksoi Elmazi.

Kujtojmë se Saraji me mbi 38 mijë banorë dhe që shtrihet në 240 km katrorë, nuk ka as ambulancë as zjarrfikës, dhe si pasojë i lënduari është dashur të pres ambulancën e shpejtë të vij nga Karposhi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull