Shkarkohet shefi i policisë në Demir Hisar

2 Min. Leximi

Ministria e Punëve të Brendshme do ta shkarkojë shefin e policisë së Demir Hisarit, i cili u shfaq në një video në rrjetet sociale duke insistuar që drejtoresha e shkollës së mesme “Kërste Petkov Misirkov”, Maja Llozanovska, të merret në pyetje, megjithëse për këtë nuk kishte urdhër nga prokuroria. Pasi videoja hasi në komente negative për shkak të sjelljes së shefit, MPB-ja njoftoi se ai do të shkarkohet dhe se ndaj tij tashmë po zhvillohet procedurë disiplinore.

“Pas kontrolleve të kryera lidhur me videon e publikuar gjatë bastisjes në Demir Hisar, departamenti i kontrollit të brendshëm pranë MPB-së konstatoi sjellje joprofesionale dhe joetike nga shefi i stacionit policor të Demir Hisarit. Kundër personit është iniciuar procedurë disiplinore. Me qëllim të paanshmërisë dhe objektivitetit të plotë të hetimit, shefi i lartpërmendur do të shkarkohet nga detyra. MPB-ja dënon çdo formë të dhunës, veprimtarinë e paligjshme apo joprofesionale”, thonë nga MPB.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për Robert Martinovski, për të cilin opozita kërkoi shkarkimin e tij, duke e akuzuar si person të afërt me ministrin Toshkovski. Në video në rrjetet sociale shihet se gjatë bastisjes në shtëpinë e Llozanovskës, e akuzuar për veprën penale “falsifikim të librave afarist”, Martinovski insiston që ajo të dërgohet për intervistë zyrtare në polici, edhe pse Llozanovska ishte në pushim mjekësor. Avokati i Llozanovskës njoftoi sot se drejtoresha të martën do të shkojë në intervistë në stacionin policor në Demir Hisar. Përveç bastisjes në shtëpinë e Llozanovskës, në lidhje me veprën penale për të cilën ajo akuzohet, në kërkim të vulës së gjimnazit në Demir Hisar, policia të shtunën kreu edhe kontroll në zyrat e saj zyrtare. Megjithatë, nga prokuroria informojnë se deri tani policia nuk e ka gjetur vulën e gjimnazit dhe deri tani nuk është dorëzuar asnjë kallëzim penal për këtë rast./Alsat.mk

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull