Bujar Osmani dhe Artan Grubi, si ministra, kanë mbështetur dhënien e lejes për MTEL dhe kazinot serbe

2 Min. Leximi

Bujar Osmani mendon se shpejt do të largojë mizën nga koka, por në të vërtetë u zbulua vetë.

Kujtojmë:
Hyrja e MTEL në Maqedoni ishte në korrik 2021 – pikërisht kur Bujar Osmani ishte ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa ministrat e ekonomisë dhe financave ishin pikërisht nga BDI.

- Advertisement -

Pa pëlqimin politik të Qeverisë ku mori pjesë BDI, MTEL nuk do të merrte licencë dhe nuk do të hynte në treg.

- Advertisement -

Gjithashtu, qeveria e Osmanit dhe Grubit mori disa vendime për të lejuar hyrjen e kapitalit nga krimi i organizuar serb dhe malazez në biznesin e kazinove.

Sot, Osmani paraqitet i shqetësuar për hyrjen e kapitalit serb, ndërsa Qeveria e tij e hapi tregun dhe dha dritë të gjelbër.

Në fakt shkak që BDI është si parti në listën e zezë është vetëm pasojë e shumë informacioneve për hyrjen e bizneseve dhe kapitalit të dyshimtë serb në Maqedoni, gjatë kohës së qeverisjes së BDI-së.

Duke pasur parasysh këtë, kërkojmë nga Osmani të përgjigjet publikisht:

A është, sipas informatave tona, hyrja e paralajmëruar e “Alta Bankës” rezultat i shumë takimeve që ai dhe Ali Ahmeti i patën me presidentin Vuçiç dhe me funksionarë të tjerë serbë?
A ekzistojnë proces verbale, korrespondencë dhe marrëveshje nga këto takime – dhe nëse po, pse nuk janë publikuar?

Opinioni meriton politikë konsistente dhe transparencë të plotë, jo përplasje ditore dhe përgjegjësi të ndara.

Nëse Osmani është i sinqertë, le të publikojë të gjitha dokumentet dhe të shpjegojë pse në vitin 2021 Qeveria e tij mbështeti hyrjen e MTEL.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull