“Lista e Zezë” e SHBA-ve pritet të përfshijë emra të tjerë të politikanëve dhe zyrtarëve nga Maqedonia e Veriut, por edhe vendet e tjera të rajonit.
Korrespodemti i INA-s nga SHBA kohë më paré duke u thirrur në burime jozyrtare nga administrata amerikane thekson se në listën e re priten figura publike të zyrtarëve të përfshirë në korrupsion të madh dhe ata që kërcënojnë stabilitetin dhe paqen.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angel Aggeler vazhdimisht ka paralajmëruar se në listën e zezë në vazhdimësi do të ketë përfshirje të emrave të tjerë, por se sipas saj, porcesi i shpalljes është shumë delikat dhe do kujdes maksimal, duke grumbulluar të gjitha informacionet dhe faktet e duhura, për të cilat punojnë ekipe profesionistësh.
Një ekip për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 6 dhjetor 2022 ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, atëbotë kishte thënë se ky ekip do të “do të ndërmarrë një qasje më agresive për aktorët e korruptuar, si ata në të kaluarën dhe ata aktualë”.
Në prill të vitit 2022, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj shtatë personave, që u thanë se kanë qenë të përfshirë në vepra korruptive, ku në mesin e tyre ishin edhe ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov. Së fundi pjesë e listës së zezë u bë ish-zëvendëskryeministri nga radhët e BDI, Artan Grubi, gjykatësi Enver Bexheti, ndërsa para tyre ishte kandidati për president dhe kryetari i komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski nga partia GROM si dhe ish-kryeprokurorja speciale, Katica Jaeva. Kohë më parë në këtë listë u përfshinë edhe ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Qeverinë Zaev, Koço Angjushev, kryetari aktual i Strugës, Ramiz Merko dhe biznesmeni Jordanço Kamçev.