Ali Ahmeti nga Prishtina: Drejtësia për shqiptarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike e dëshmi të fabrikuara nga Serbia e Rusia

1 Min. Leximi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot pjesë e protestës gjithëpopullore në Prishtinë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj të drejtë për liri.

Ahmeti deklaroi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike, duke theksuar se drejtësia për shqiptarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike e dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.

- Advertisement -

“Sot në Prishtinë, bashkë me mijëra qytetarë, dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet! Lavdi UÇK-së!” – shkroi Ahmeti pas protestës.

Me praninë e tij në protestë, lideri i BDI-së ka dhënë një tjetër mesazh të qartë: mbështetja për vlerat e luftës çlirimtare dhe kundërshtimi i çdo përpjekjeje për t’i njollosur ato nëpërmjet gjykimeve të padrejta e politikisht të motivuara.Shkruan

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull