Në një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike të komunës së Sarajit, ish-deputeti i BDI-së, Musa Ibraimi, ka ndarë një foto të kandidatit të koalicionit qeveritar VLEN, Muhamed Elmazi, duke dhënë një sinjal të qartë politik: mbështetje të hapur për kandidatin rival të BDI-së.
Fotoja, e cila është postuar në rrjetet sociale nga vetë Ibraimi, përmban një citat të fortë nga Elmazi:
“Nuk jam këtu për t’u dukur. Jam këtu sepse më është besuar një mision i madh.”
Kjo lëvizje befasuese nga Musa Ibraimi, i cili për vite me radhë ka qenë pjesë e strukturave të larta të BDI-së, mund të interpretohet si një largim i heshtur nga partia që përfaqësonte dhe një pozicionim i ri në krah të opozitës shqiptare. Mbështetja e tij për kandidatin e VLEN-it për kryetar të komunës së Sarajit është një zhvillim me peshë, sidomos në një zonë ku BDI ka pasur ndikim të qëndrueshëm politik.
Muhamed Elmazi, kandidati i ri i VLEN-it, po shihet gjithnjë e më shumë si një figurë që po bashkon rreth vetes jo vetëm strukturat opozitare, por edhe ish-eksponentë të BDI-së që kanë humbur besimin te partia e tyre.
Kalimi i mundshëm i Musa Ibraimit është një tregues i qartë i lëvizjeve të brendshme në politikën lokale dhe një sinjal i pakënaqësisë që mund të rritet brenda BDI-së në vigjilje të zgjedhjeve lokale.
Në ditët në vijim pritet të shihet nëse Musa Ibraimi do ta zyrtarizojë mbështetjen e tij për VLEN-in dhe nëse kjo lëvizje do të ndikojë në rreshtimin e figurave tjera kraj Vlenit.