Val Zeka reagim ndaj Ali Ahmetit: Mjaft më me mashtrime – ku ishe kur shqiptarët po vriteshin në Kumanovë?

3 Min. Leximi

Unë, Val Zeka, sot e them hapur Ali Ahmeti është borxhli para popullit shqiptar. Jo me fjalë, por me heshtjen e tij kriminale gjatë dhe pas ngjarjeve të Kumanovës.

Kur Lagjja e Trimave u mbulua me plumba e zjarr, ne djemtë e shqipes u lanë në gjak e më pas u shtrinë në qelitë e errëta me procese të montuara politike – ku ishte ai që për 20 vite thotë se “lufton për shqiptarët”?

- Advertisement -

Ai s’ishte askund. As në terren, as në media, as në rrugë. Ai heshti. Dhe kjo heshtje është tradhti.

- Advertisement -

Sot, pas kaq vitesh, del e bën deklarata qe gjoja e ka prek sharjet e Sllavo ose “Pravosllavni Makedonija” ( shqyr qe nuk ju kanë sharë Turqit e Arabet se e kishit kall “Makedonska tatata” )për “barazi”, “integrim” dhe “drejtësi”.

Çfarë hipokrizie! Drejtësinë nuk e bën me fjalë në konferenca shtypi – por me qëndrim në ditët kur populli yt digjet.

Të burgosurit e te tradhtum nga shqip folsat!! une shoket te mi nuk jemi kriminelë, eshte sakrificë e një loje politike të pistë, ku disa shqiptarë u shitën për kolltuqe, për poste, për pazare të neveritshme. Dhe ti, Ali Ahmeti, bashk me Mendu Thaqin (ne ket urime kamë edhe “shok” të politikes e komandant “praqkat e Kosovës) je në zemër të kësaj tradhtie.

Nuk ka më vend për heshtje. Nuk ka më vend për justifikime. O je me popullin, o je me sistemin që po i varros djemtë tanë. Zgjedhe anën, por dije: historia nuk i fal ata që heshtën kur duhej të flisnin. Populli do drejtësi, jo fjalë.

Liria e atyre që sakrifikuan nuk mund të zëvendësohet me deklarata boshe.

Koha e heshtjes ka mbaruar.

Mos harroni se më ka ardh dita i kam shumicen e fakteve në duar të mia ( 09-04/2015 deri 15-05-2015 video foto ingjzime dokumenta etj etj).

Së shpejti do shihemi me te gjithë ju njerz te lig e tradhtar te flliqt( nuk jau fali dhe nuk ju harroj as një sekond) – nga Val Zeka.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull