Fond ekologjik €10.7 mln për 18 komuna! Mexhiti: Kapitull i ri në përmirësimin e shërbimeve publike dhe mbrojtjen e mjedisit

1 Min. Leximi

Rajoni Jugperëndimor dhe ai i Pellagonisë do të përfitojnë pajisje të reja për menaxhimin e mbeturinave. Dy marrëveshjet e firmosura sot nga Ministria e Ekologjisë në vlerë prej 10.7 milionë eurove me një kompani private, pritet që 18 komuna të pajisen me kontejnerë, kamionë dhe automjete të specializuar, për mbledhje, transportin dhe depozitimin e mbeturinave. Ministri Mexhiti, tha se ky projekt u mbështet nga partnerët ndërkombëtar, fond i cili do tu mundësojë qytetarëve një ambient më të pastër të jetesës.

“Jam veçanërisht mirënjohës për partnerët tanë ndërkombëtar si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike, Fondi Investuese për Ballkanin Perëndimor dhe Qeveria e Suedisë përmes Agjencisë SIDA. Sot të gjithë së bashku, po e hapim një kapitull të ri në përmirësimin e shërbimeve publike dhe mbrojtjen e mjedisit në këto rajone”, tha Izet Mexhiti, Ministër i Ekologjisë.

- Advertisement -

“Bëhet fjalë për 83 automjete që duhet t’i marrin ndërmarrjet publike në Maqedoninë Jug-Perëndimore, si nga Dibra, Ohri, Struga, Manastiri, Prilepi, Kërçova dhe kështu me radhë, me të cilat do të rriten kapacitetet e mbledhjes së mbeturinave në ato komuna”, shtoi Sinisha Petroviç, Sipërmarrës “SIMPEX” Manastir.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull