Zëvendëskryeministri dhe ministër i Mjedist, Izet Mexhiti, ishte në Haraçinë me rastin e përfundimit të projektit për “Rregullimin e një pjese të kanalit anësor në Haraçinë”, përcjell TV21. Ai tha se Projekti është tërësisht i financuar nga buxheti i Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor me një vlerë prej 63,9 milionë denarësh. Sipas tij kjo ndërhyrje strategjike përmirëson derdhjen e ujërave atmosferike për mbi 12.600 banorë, rrit sigurinë e vendbanimeve dhe mbron sipërfaqet bujqësore nga përmbytjet – jo vetëm në Haraçinë, por edhe në komunat fqinje.
“Sot serish shihemi në Haraçinë, ku me sukses ka përfunduar projekti për kanalin e Haraçinës, i cili tash është tërësisht i mbuluar dhe nuk paraqet më rrezik për përmbytjet dhe nuk kundërmon erë të keqe. Investimi është diku 64 milionë denarë, mbi 1 milion euro, krejt kjo e investuar nga ministria e ekologjisë të cilën e udhëheq unë”, tha Izet Mexhiti – Ministër Për Mjedis Jetësor Dhe Planifikim Hapësinor.
Mexhiti nga Haraçina: Me sukses ka përfunduar projekti për kanalin

Ndani këtë artikull