Xhemaili punëson 10 të rinj në Agjencinë për Investime të huaja, 9 prej tyre shqiptarë

1 Min. Leximi

Drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, Refik Xhemaili, ka njoftuar sot përmes një statusi publik se në institucionin që udhëheq janë punësuar 10 persona të rinj, prej të cilëve 9 janë shqiptarë.

Sipas tij, ky është një hap konkret drejt vendosjes së një administrate më të drejtë, më përfaqësuese dhe më funksionale. “VLEN nuk është vetëm një emër politik, por një filozofi qeverisëse që sjell dinjitet, kulturë dhe përgjegjësi në institucionet tona. Sot vendosëm gurë të rinj në themelet e një administrate që reflekton realitetin dhe vlerat tona”, theksoi Xhemaili.

- Advertisement -

Ai shtoi se Agjencia do të mbetet e hapur për të gjithë të rinjtë që me dije dhe etikë dëshirojnë të kontribuojnë për zhvillimin ekonomik të vendit. Përmes rregullit, profesionalizmit dhe përfaqësimit të drejtë, drejtori Xhemaili thekson se po ndërtohet një administratë moderne, e hapur dhe gjithëpërfshirëse.

Ky veprim vjen në kuadër të angazhimit të VLEN-it për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në të gjitha institucionet shtetërore, si dhe për krijimin e mundësive reale për punësim për të gjithë qytetarët.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull