Kur u mendua se skenari i “pazareve” mes Arben Taravarit dhe BDI-së nuk kishte ç’të befasojë më, një fotografi e re ka nxjerrë në pah prapaskenat që shumëkush në Aleancën për Shqiptarët i përshpërit me zhgënjim, por nuk guxon t’i thotë publikisht.
Në foto shihet Isak Lazami, njeriu që vetë Taravari e ka emëruar si shef të shtabit zgjedhor të ASH-së në Gostivar, ulur në një tavolinë të ngrohtë dhe miqësore me Valdet Xhaferin, kreun e degës së BDI-së në këtë qytet dhe kandidatin jozyrtar për kryetar komune nga radhët e integristëve.
Koincidencë? Rastësi? Jo për strukturat lokale të ASH-së, të cilat për redaksinë tonë pohojnë qartë se “ky takim s’është i pari. Lazami ka qenë i afërt me Xhaferin prej kohësh. Dhe për këtë arsye, shumë nga aktivistët tanë po e shohin me skepticizëm”.
Kujtojmë se emërimi i Lazamit u kundërshtua që në fillim nga Valbon Limani, kryetari në detyrë i Komunës dhe figura me më shumë terren real në qytet. Por Taravari vendosi ta injorojë dhe si duket t’ia dorëzojë fushën BDI-së me duart e veta.
FOTO: Shefi i Shtabit të ASH-së krah Valbon Limanit, apo Valdet Xhaferit të BDI-së?

Ndani këtë artikull