Gazetari kosovar për ndalesat në kufi: Politika e Shqipërisë dikur e sulmonte edhe Rugovën

2 Min. Leximi

Gazetari nga Kosova, Mirlind Behluli, ka reaguar pas ndalesës së dy deputetëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të hyrë në Shqipëri, duke shprehur kritika ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Behluli ka shkruar se është “shumë interesant” zhvillimi i fundit, duke e krahasuar atë me qëndrime të mëhershme të politikës së Ramës ndaj çështjeve shqiptare në rajon.

“Shqipëria e Edi Ramës ua ka ndaluar hyrjen dy deputetëve shqiptarë nga Maqedonia. Shumë interesant është ky Rama. Dikur fluturonte me helikopter në Kosovë për të lobuar për Gjykatën Speciale. E quante korrigjimin e kufijve ‘shans historik’, e cilësonte veriun e Kosovës ‘tokë të askujt’. E proklamonte Ballkanin e Hapur”, ka shkruar Behluli.

Ai ka rikujtuar edhe përplasjet e mëhershme politike, duke përmendur se Rama kishte paditur ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, ndërsa ka theksuar se nuk e kishte menduar se do të vinte dita që Shqipëria t’u ndalonte hyrjen deputetëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

“Nuk e kisha besu që vjen dita që Shqipëria e Ramës me ua ndalu hyrjen deputetëve shqiptarë, ndërsa me ftu Vuçiqin në Durrës”, ka shkruar ai.

Në fund, Behluli ka shtuar se historia politike shqiptare ka pasur edhe më herët raste të përplasjeve, duke kujtuar se “dikur nga politika e Shqipërisë sulmohej edhe Ibrahim Rugova”.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull