Tragjedia në Prilep, zbulohet autori i vrasjes, kishte dhënë një paralajmërim në facebook

1 Min. Leximi

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Prilepit pasditen e së shtunës, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një konflikti familjar që përfundoi me vrasje dhe vetëvrasje.

Sipas informacioneve të para nga terreni, viktimat janë një burrë i rritur dhe fëmija i tij i mitur, ndërsa autori i krimit – vëllai i gruas së viktimës, i cili ka ndërruar jetë pasi ka kryer vetëvrasje pas sulmit.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen Toçila të Prilepit. Burime jozyrtare për portalin Infomax raportojnë se autori ka qenë i armatosur rëndë dhe ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të policisë që kishin rrethuar shtëpinë. Ai mbante me vete edhe një mjet shpërthyes dhe ka kërcënuar me aktivizimin e tij në rast ndërhyrjeje.

Njësitë speciale të policisë arritën në vendngjarje në orët e vona të natës dhe ndërmorën një aksion për neutralizimin e situatës. Për fat të keq, përpara ndërhyrjes përfundimtare, autori dyshohet se ka ekzekutuar dy viktimat dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Detaj tronditës që ka dalë në dritë është se autori i ngjarjes kishte lënë një paralajmërim në rrjetin social Facebook, duke dhënë shenja se po planifikonte një akt të rëndë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull