Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në lagjen Toçila të Prilepit, ku sipas informacioneve jozyrtare, është regjistruar një vrasje e dyfishtë, pas së cilës autori i krimit i ka dhënë fund jetës së tij.
Sipas raportimeve nga mediat, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e autorit, i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave. Më pas, ai është vetëvrarë. Informacionet e para tregojnë se autori ka qenë daja i njërës prej viktimave, ndërsa mes të vrarëve është edhe një i mitur, djali i nipit të autorit.
Disa media raportojnë gjithashtu se në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë edhe njësitë speciale të policisë dhe se autori ka përdorur edhe një mjet shpërthyes.
Detaje zyrtare priten gjatë ditës nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike.