Pas 14 vjetësh, mbyllet Al Jazeera në Ballkan

1 Min. Leximi

Pas 14 vjetësh transmetimi në Ballkan, mediumi rajonal televiziv “Al Jazeera Balkans” do të mbyllet.

Ky projekt ishte pjesë e grupit mediatik nga Katari, i cili ka operuar me sukses të madh në Ballkan, me seli në Sarajevë që nga viti 2011.

- Advertisement -

“Al Jazeera Balkans” ka mbuluar të gjithë tregun e rajonit, duke hapur zyra në Prishtinë, Zagreb, Podgoricë, Shkup, Lubjanë dhe Beograd.

Gjatë 14 vjetëve, “Al Jazeera Balkans” ishte veçanërisht e njohur për përmbajtjen origjinale, si dhe për një sërë projektesh të tjera.

E ky ishte televizioni i parë i këtij rrjeti që ka transmetuar programe në një gjuhë tjetër, përveç arabishtes dhe anglishtes.

Arsyet për mbylljen ende nuk janë bërë publike, porse aludohet se mund të jetë vendim i motivuar financiarisht.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull