ARM konfirmon, personi i cili ndërroi jetë në Batincë është pjesëtar i Ushtrisë

1 Min. Leximi

Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (URMV) konfirmoi lajmin për vrasjen e njërit prej pjesëtarëve të saj në Batincë të Shkupit dhe shprehu ngushëllime familjes së tij.

“Informojmë opinionin se personi me inicialet A.M. nga fshati Batincë e Shkupit, i cili ndërroi jetë pas plagëve të marra pas ngjarjes tragjike sot, ishte pjesëtar i Ushtrisë. Shprehim ngushëllime të thella familjes së të ndjerit.

- Advertisement -

Gjatë ngjarjes tragjike, personi nuk ishte në detyrë në Ushtri, përkatësisht ishte në ditë pushimi.

- Advertisement -

Në vendngjarje mbërritën një prokuror publik, organe të Ministrisë së Brendshme dhe Policia Ushtarake të cilët ishin në detyrë”, thonë nga URMV.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull