Lamborghini ka njoftuar se porositë për modelin Revuelto tashmë kanë “mbuluar” prodhimin deri në vitin 2026.
Ky informacion nuk duket aspak befasi duke marrë parasysh faktin që vetura hibride plug-in ishte shitur dy vjet përpara se të prezantohej në mars të vitit 2023.
Gjithashtu, Lamborghini ka deklaruar se 10,112 vetura u dorëzuan në vitin 2023, duke mposhtur rekordin e vitit 2022.
Por, prodhuesi italian i veturave gjithnjë e më shumë pritet të prezantojë modele më të fuqishme. Prandaj, blerësit e interesuar mund të presin edhe për modelet e ardhshme SuperVeloce dhe SuperVeloce Jota.
Revuelto është modeli i gjashtë nga Lamborghini me një motor V12, dhe hibridi i parë plug in i mundësuar nga një kombinim i një motori V12 dhe tre motorë elektrikë.