Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka mbajtur fjalim në Konferencën për të drejtën ndërkombëtare, politikën dhe kujtesën, me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.
“Ishte nder i madh të mbaj një fjalim në Konferencën e sotme për të drejtën ndërkombëtare, politikën dhe kujtesën, me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ku shpreha respekt të thellë për kujtimin e mbi 8000 viktimave të pafajshme.
Si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, detyrimi im është që e vërteta për këtë tragjedi të ruhet, ndërsa drejtësia të mbetet një synim i përhershëm. Në emër të qytetarëve, e dënoj me vendosmëri çdo formë të urrejtjes, mohimit dhe revizionizmit. Detyrimi ynë moral është të ndërtojmë një shoqëri ku dallimet respektohen, ndërsa dinjiteti njerëzor është një parim i pandashëm”, ka deklaruar Gashi.
Afrim Gashi nga Konferenca për Srebrenicën: Detyrimi ynë është të ruajmë të vërtetën dhe të mos lejojmë mohimin e gjenocidit

Ndani këtë artikull